Peter Jackson rikthehet me filmin The Hobbit
Hollywood, 24 dhjetor - Nëntë vite mbas triologjisë kinematografike Mbreti i Unazës, regjizori fitus i çmimit Oscar, Peter Jackson rikthehet me filmin e bazuar tek romani i shkrimtarit britanik John Ronald Reuel Tolkien me titull The Hobbit: Një udhëtim i papritur.
Romani i vitit 1937 karakterizohet nga një tematikë më e lehtë se triologjia pasuese e vitit 1954, pasi në të përfaqësohet një periudhë më e qetë. Triologjia Mbreti i unazës ishte e ndikuar nga masakrat e Luftës së Dytë Botërore.
Filmi The Hobbit është pjesa e parë e triologjiës së re të regjizorit Jackson, e cila rrëfen subjektin pararendës të triologjisë së njohur Mbreti i unazave.
Shikuesit dhe adhuruesit e kinemasë kanë vlerësuar së tepërmi përdorimin e teknologjsë por mbete për tu parë nëse filmi The Hobbit do të arrijë suksesin e trioligjisë së parë Mbreti i Unazave.
Filmi i parë i Peter Jacksonit Mbreti i unazave një triptikë kinematografike për betejën mes të mirës e së keqes - u publikua tre muaj përpara sulmit ndaj Kullave Binjake. Shikuesit e identifikuan me botën apokaliptike të filmit atë sulm.
Mbas 9 vitesh e 17 çmimesh Oscar, regjisori Jackson i është rikthyer botës së Tolkienit me filmin The Hobbit; Një udhëtim i papritur, filmi i parë i trioligjisë së tij të re.
Tolkieni e shkroi këtë roman për fëmijët e tij në vitin 1937. Që në nisje, kjo seri pararendëse e krejt subjektit, reflekton pikëpamjet e autorit. Pamjet janë të freskëta dhe me dritë kahasuar me filmat paraardhës falë përdorimit të teknologjisë më të fundit dixhitale kompjuterike që ka sjellë në jetë në këtë film mijëra karaktere si dhe botë tre dimensionale.
Ky film jep një ndjenjë të veçantë të shikueshmërisë së tij, do tiu duket sikur e keni kapërcyer ekranin dhe jeni në një dritare në botën reale.
Skena ku Hobbit humbet në shpellë dhe takon për herë të parë Gollumin, paraqet gjithë arritjet e teknologjisë së filmit.
Doja që ai të dukej i njëjtë edhe nga pamja e jashtme por nën lëkurën e tij, muskujt rreth syve dhe gojës janë shumë realë dhe më kompleksë. Kur Andy Serkinsi interpretoi Gollumin, çdo nuancë e vogël e interpretimit të tij është kapur me saktësi në kukullën dixhitale.
Andy Serkis është sërish Gollumi, duke tejkaluar interpretimet e tij të mëparshme. Aktorë të tjerë që janë rikthyer janë: Ian McKellan si magjistari Gandalf dhe Kate Blanchet si princesha Galadriel. Elijah Wood ka rolin e Frodos.
Por aktori i ri Martin Freeman ka rolin kryesor të djalit të turpshëm në dukje, por trim në vetvehte të quajtur Hobbit, Bilbo Baggins, i cili rekrutohet për të ndihmuar 13 xhuxhër në rivendsojen e mbretërisë së tyre.
Filmi Hobbit është një pararendës i trioligjisë befasuese të Peter Jacksonit. Por një variant më i shkurtër i këtij filmi do të ishte për disa edhe më emocionues.
Elementi komik në film ul gravitetin e triologjisë origjinale. Por të gjitha këto thuhen, kur ende nuk janë shfaqur dy pjesët e tjera të trioligjisë. Megjithatë, deri tani, filmi The Hobit, ndonëse befasues, nuk është në nivelin e arritjeve të mëparëshme të regjizorit.