Pesë piktura të Claude Monet u blenë për 84 milionë euro
Paris, 5 shkurt - Pesë piktura të impresionistit të njohur francez, Claude Monet u blenë për 84 milionë euro, brenda një ore në shtëpinë e ankandeve \"Sothebys\" në Londër.
Piktura më e shtrenjtë ishte \"La veduta del Canal Grande a Venezia, që u shit për 31 milionë euro.
Në këtë ankand morën pjesë 35 koleksionistë nga e gjithë bota, por më aktivët ishin aziatikët dhe rusët.
Në të gjithë këtë ankand u shitën vepra impresioniste, moderne dhe surealiste, për një total prej 247 milionë eurosh, rekord për tregun londinez.
Ankandi 271-vjeçar shet vepra arti nga 35 shtete të botës.