Përzgjidhen anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Prishtinë, 8 prill - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi listën me dokumentacionin përkatës (C V-të) të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pas shqyrtimit dhe analizimit të dokumentacionit të kandidatëve, anëtarët e Komisionit me votim të fshehtë, bënë përzgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit, të cilët me pas do të dërgohen për emërim në Kuvend.
Më tej, Komisioni ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore. Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të komisionit lidhur me këtë projektligj, Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore, me shumicë votash u përkrah për procedim në seancë plenare.