24 Dhjetor 2024

Përurohet Qendra e Rinisë në Pejë

Pejë, 6 shtator - Qyteti më perëndimor i Kosovës, Peja, sot u bë me Qendrën e Rinisë. Të rinjtë e kësaj treve tani e tutje do të kenë shtëpinë e tyre të re. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, zyrtarë të Ministrisë e Komunës dhe përfaqësues të strukturave rinore bënë përurimin e këtij objekti, investim i tërësishëm i MKRS-së, në vlerë prej mbi 220 mijë euro. Projekti, deri në finalizimin e tij ka zgjatur dy vite.

Në takimin që zhvilluan ministri Gashi e kryetari Muhaxheri, e vlerësuan se ky projekt kapital është i rëndësishëm për të rinjtë pejanë dhe tani ata kanë hapësirën e mjaftueshme dhe moderne se ku t’i realizojnë aktivitetet dhe grumbullimet e tyre. Po ashtu, Gashi e Muhaxheri kanë biseduar edhe për projekte dhe mundësi tjera të bashkëpunimit e bashkëinvestimit në të mirë të qytetarëve të Komunës së Pejës. Konkretisht, diskutuan edhe për zgjidhjen e çështjes së Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet.

Ministri Gashi, ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti, duke e konsideruar se të rinjtë e Pejës tani kanë vendin e tyre, adresën ku mund të takohen, planifikojnë dhe jetësojnë aktivitetet në interesin e tyre. Ministri Gashi çmoi punën që është bërë dhe porositi që objekti të ruhet e të menaxhohet sa më mirë ashtu që të përcillet tek gjeneratat që do të vijnë pas.

Ministri Gashi tha se ministria që ai udhëheq mbetet maksimalisht e interesuar dhe e angazhuar që të punojë në mbështetje të të rinjve dhe interesave të tyre, përmes edukimit joformal dhe fuqizimin e tyre duke i nxitur për angazhim më të madh në vendimmarrje.

 “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë investuese e këtij projekti dhe jemi duke planifikuar edhe disa investime ne komuna të tjera. E kemi përfunduar projektin në Vushtrri, jemi duke investuar në komunën e Ferizajt dhe shumë shpejt do fillojmë me tri qendra të tjera rinore në qytete të ndryshme, në mënyrë që të rinjve të Kosovës t`i kushte, mundësi dhe hapësira të reja në shërbim të aktiviteteve rinore, sepse siç dihet pjesa më vitale e shoqërisë janë të rinjtë”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi.

Ministri Gashi foli edhe për planet në të ardhmen: “Ne si ministri e kemi në plan të veçantë investimin në fushat e rinisë, edhe te pjesa e investimeve kapitale,  infrastrukturore dhe pjesa e programeve rinore dhe besoj se kështu fuqishëm do vazhdojmë edhe gjatë vitit 2019”.

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi ministri Gashi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që MKRS-ja ka me Komunën në projekte që janë në interes të Komunës. Ai e vlerësoi se ky projekt do të krijojë kushte më të mira për të rinjtë e Pejës.

“Është një qendër rinore e cila është e punuar mjaft mirë. Besoj që do t’i shërbejë edhe lagjes Dardania por edhe të gjithë komunitetit rinor që merren me aktivitete sportive”, ka thënë kryetari.

Ministri Gashi e kryetari Muhaxheri vizituan edhe stadiumin “Shahin Haxhiislami” për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë stadium.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)