Përurohet lokaliteti arkeologjik në Prizren
Prizren, 7 korrik - Sot në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë hapjen dhe përurimin e lokalitetit arkeologjik në Prizren.
Lokaliteti është në emër teÌ ‘’Programit për integrimin e trashëgimisë kulturore neÌ planifikim hapësinor’’ teÌ financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Ky projekt sjell në pah dëshmitë për ekzistencën e qytetit që nga shekulli i IV-teÌ, si dhe promovon nxitjen e planifikimit urban gjithëpërfshirës përmes rigjenerimit urban të hapësirës.