Perry: Nuk kam probleme martesore
Londër, 11 shkurt - Këngëtarja e famshme britanike, Katy Perry, hodhi poshtë zërat se martesa e saj me Russell Brand është futur në krizë.
Disa ditë më parë, US Life & Style shkruante se vetëm tre muaj pas martesës, Perry dhe bashkëshorti i saj janë duke përjetuar probleme që i kanë detyruar të takojnë një psikolog për të biseduar situatën.
Sipas revistës amerikane, karriera i kishte tërhequr të dy në drejtime të ndryshme, por zëdhënësja e këngëtares deklaroi për një të përditshme angleze:
Historia është tërësisht e pavërtetë dhe e fabrikuar. Perry dhe Brand janë shumë mirë bashkë.