28 Dhjetor 2024

Perry ndihmon fëmijët e varfër

Antananarivo, 8 prill - Katy Perry ka treguar anën e saj më të mirë gjatë një vizite tek fëmijët e dhunuar dhe braktisur në Madagaskar.

Këngëtarja 28-vjeçare vizitoi vendin ishullor për të ndihmuar sadopak fëmijët, të cilët konsiderohen si më të varfërit në botë.

Perry takoi nëna të reja dhe vizitoi një kopsht në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, në cilësinë e ambasadores së UNICEF-it.

Katy tha: “Në më pak se një javë në Madagaskar më janë hapur sytë se sa nevojë kanë disa vende për gjërat elementare të jetës. Kuptova rëndësinë e programeve të UNICEF-it në jetën e këtyre fëmijëve. Bëj thirrje për sa më shumë mbështetje ndaj UNICEF sepse kjo gjë do të thotë se keni shpëtuar fëmijë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)