09 Janar 2025

Përmbyllët projekti i BE-së për të drejtat e pronës intelektuale

Prishtinë, 3 nëntor - Ngjarja përmbyllëse e projektit “Fuqizimi i sistemit të së drejtave të pronës intelektuale në Kosovë” do të mbahet sot në Prishtinë.

Ky projekt ka mbështetur kryesisht Agjencinë e Pronësisë Industriale (API) në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Zyrës për të drejtën e autorësisë dhe të drejtat e ndërlidhura (ZDADN) në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përveç këtyre, nga projekti për API janë mbështetur drejtpërdrejt edhe autoritetet e sundimit të ligjit, si Doganat, Policia, Inspektorati i Tregut, Gjyqësori.

Ky projekt ka kontribuuar në përputhshmërinë e legjislacionit të PI-së në Kosovë me acquis të BE-së, ka fuqizuar kapacitetet administrative të API-së dhe ZDADN-së si dhe kapacitetet e institucioneve të zbatimit të ligjit.

Ai ka rritur edhe vetëdijesimin për të drejtat e pronës intelektuale në mesin e mbajtësve të të drejtave, shkollave/universiteteve dhe publikut në përgjithësi.

BE-ja kishte mbështetur Zyrën e Patentës në vitin 2007 me një projekt 1 milion eurosh që ka vazhduar deri në maj të vitit 2011.

Projekti i fundit kishte një vlerë prej 1, 3 milionë eurosh dhe ka mbuluar një periudhë prej 33 muajsh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)