01 Janar 2025

Përmbyllet Java Kundër Korrupsion me ndarjen e çmimeve për fotografi

Prishtinë, 9 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency International për Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, kanë mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, #hanhankorrupsioni në kuadër të shënimit të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 
Kjo garë që ishte e hapur për të gjithë qytetarët, duke u mundësuar që me anë të fotografive për disa ditë me radhë të paraqesin të ilustruara pasojat dhe efektet e korrupsionit në Kosovë. Gara kishte për qëllim rritjen e vetëdijes qytetare për efektet e dëmshme të korrupsionit në përditshmërinë e tyre dhe të promovojë aktivizimin qytetar për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
 
Në garë ishin gjithsej gjithsej 179 fotografi, prej të cilave juria e përbërë nga fotografë profesionalë dhe përfaqësues të mediave, kanë zgjedhur tre fotot më të mira, të cilat janë shpërblyer me çmimet në vijim: vendi i parë 500€, është ndarë për Rexhep Kerën; vendi i dytë 300€, është ndarë për Adi Beqirin dhe vendi i tretë 100€,është ndarë për Driton Bublakun.

Me këtë rast Valbona Bogujevci, Koordinatore e Programit në UNDP, ka thënë: “Është shumë me rëndësi që kjo temë të trajtohet së bashku me shoqërinë civile dhe qytetarët sepse qytetarët mbeten partneri më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në luftë kundër korrupsionit”.
 
Ndërkaq Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës /Transparency International Kosovo, ka thënë: “Fotografitë janë faktet më të mira të cilat shpërfaqin efektin e korrupsionit dhe në anën tjetër faktojnë të vërtetën mbi nivelin e korrupsionit në Kosovë. Prandaj të gjithë ata që vlerësojnë se korrupsioni është percepsion është mirë t’i shohin këto foto”.
 
Ky është viti i dytë që KDI dhe UNDP organizojnë këtë garë. Ndërsa 20 fotot më të mira të garës #hanhankorrupsioni që u ekspozuan në këtë ceremoni do të përdoren si dhurata për zyra të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)