Përkujtohet heroi Shaban Polluzha
Akademia Përkujtimore për heroin dhe komandantin Shaban Polluzha, për luftëtarin e shquar kombëtar çlirimtar, që kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, gjegjësisht Shqipërisë veriore dhe largimin e okupatorit nga trojet shqiptare.
Ai nuk ka dashur që me batalionin e tij prej gjashtë brigadave me mbi pesë mijë ushtarë, të shkonte në Serbi dhe Vojvodinë për të lufuar dhe me këtë ai ka rënë në kundërshtim me partizanët.
Për jetën dhe veprën e tij madhore komvëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, ka folur Prof. Dr. Ibrahim Gashi, kurse më pas ka folur Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, Prof. Dr. Flamur Shala dhe Prof. Mrsc. Zahir Kastrati.
Me këtë rast u hap edhe një Ekspozitë dokumentare me fotografi të bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës të vitit 1941-1945 të lëvizjes kombëtare shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar.
/Ahmet Pllana/