Përkeqësohet gjendja e Bobbi Kristina Brown
Atlantë, 25 qershor - Gjendja shëndetësore e Bobbi Kristina Brown është përkeqësuar ditët e fundit.
Raportohet se ajo është vendosur në spitalin ku vendosen personat që do të vdesin dhe përkujdesjen e saj e kanë marrë përsipër familjarët.
Tezja e saj Pat Houston përmes një deklarate të dhënë për E! News ka thënë: Përkundër përkujdesjes së madhe mjekësore gjendja e Bobbi Kristina Brown po vazhdon të përkeqësohet dhe nga data 24 qershor ajo është pa medikamente dhe është në dorë të zotit\".
Thuhet se familja e saj janë në pritje të vdekjes së saj.