23 Dhjetor 2024

Përfundon projekti që kontriboi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ne Kosovë

Prishtinë, 11 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të mbyllin zyrtarisht projektin “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës në mes të komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Përgjatë zbatimit, projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” kishte për qëllim të fuqizojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore duke angazhuar të gjitha komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës.

Duke punuar ngushtë me zyrtarë komunalë, qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, ky projekt i financuar nga IcSP/BE-ja kishte në fokus rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e monumenteve të zgjedhura dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Projekti gjithashtu pati një komponentë të fuqishme të angazhimit të të rinjve me qëllim të ndërgjegjësimit për diversitetin kulturor dhe përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Stefano Gnocchi, Këshilltar për Çështje Politike/Komunitete në Zyren e Përfaqësueses Speciale të BE-së/Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të trupit diplomatik, partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, përfaqësues të OSHC-ve OJQ-ve, prijës fetarë dhe mysafirë të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë ceremoi përmbyllëse.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)