23 Dhjetor 2024

Përfundon java ndërkombëtare e modës në Kosovë

Prishtinë, 19 janar - Agjencioni më i madh Shqiptar i modës, Gecjan Fashion Group, vazhdon të bëjë historin e modës në Botën Shqiptare.

Një skenografi madhështore si në sfilatat e gjiganteve të modës botërore, modele profesioniste të mbledhura nga shumë vende të botës dhe të dëshmuara me qmime nderkombëtare, dizajner Shqiptare e të huaj të cilët u prezantuan me koleksjonet e tyre para një publiku që si asnjëherë më parë stërmbushi sallën ku u zhvillua java ndërkombëtare e modës në Kosovë, e bënë këtë event një spektakël që do të mbahet mend gjatë për të gjithë ata që ishin prezent në sallë dhe teleshikuesit që për tri netë me rradhë e ndoqen javën e modës në Radiotelevizonin 21, i cili ishte dhe partner medial i keti eventi.

Agjencioni më i madh shqiptar i modës Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci, për 15 vite me radhë vazhdon të jet lider në Kosovë dhe rajon për organizimin e evenimenteve të modës dhe bukurisë.

Për vite me radhë kreatorët Shqiptarë dhe vajzat modele janë promovuar përmes Gecjan Fashion Group, në evenimente të ndryshme të bukurisë në Kosovë dhe Botë. 

Ketë here Gecjan fashion Group për të 13-ti vite me rradhë, solli evenimentin tradicional “Kosova International Fashion Week” spektakel ky që u vlersua si me i madhi i realizuar ndonjëherë në Botën Shqiptare.

Pas prezantimit, dizajnerët nga vende të ndryshme të Botës u shprehen të befasuar me nivelin e lartë të organizimit.

Kreatori me i famshëm në Turqia Hasan Altin i cili ësht edhe pronarë i kompanisë me te madhe të veshjeve exluzive në Stamboll “Igna Iplik Moda” në një intervistë për media deklaroi që ësht i fasjonuar me gjitha detajet e keti eventi dhe se ndjehet i nderuar që kreacionet e ti paten rastin të prezantohen në një skeografi kaq unikate dhe të vishen nga modelet më të mira që ai kishte parë ndonjëherë në ndonjë evente mode.

Po ashtu dizajnerja nga Kroacia Olja Einfalt e cila u prezantua me koleksjonin më të veqant të saj, krijuar enkas për këtë event, pas spektaklit deklaroi që ndjehet shumë mire dhe e lumtur që pati rastin të jetë pjesë e javës Ndërkombëtre të modës në Kosovë dhe se me padurim pret të kthehet në përsëri ne spektaklet e tjera të Gecjan Fashion Group.

Në javën nderkombëtare të modës në Kosovë u prezantuan dhe shumë Kreatorë e Butiqe exluzive nga Vendi dhe Bota si:

Dizajnerat per javen e modes

Emel traditional couture, Menakon, Sesahr Collection USA, Qendresa Bridal, Ari the Brend, Flutura Gega, Fortesa Butique, Flora Geci fashion desgner, Emsy esprite Italia, Charli, Nesa Underwear, Butiku Linda, Nehat Braha.

Për fund Producenti i Javes Nderkombëtare të modës në Kosovë u shpreh i lumtur që Gecjan fashion Group, për 15 vite me rradhë po vazhdon të bëj historinë e modës në Botën Shqiptare dhe përmes spektakleve të këtij afjencioni të modës, Kosova po bëhët qëndra e modës për vendet e rajonit dhe më gjere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)