Përfundon ekspozita Gender Check në mumok
Viena, 16 shkurt - "Gender Check"- Feminiteti dhe maskuliteti në artin e Europës lindore ekspozita e parë e përgjithshme e veprave artistike nga Europa Lindore që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar deri më sot i është kushtuar temës së roleve të gjinive, dhe në të cilën janë paraqitur veprat e më shumë se 200 artistëve me ekipin e ekspertëve nga 24 shtete në ballë ideatorën kustosën Bojana Pejiq, sapo ka mbaruar në MUMOK, në Muzeun e arteve bashkohore në Vjenë.
"Gender Check" ndjek ndryshimet në paraqitjen e shembullit mashkullor e femëror në art në veçanti duke patur parasysh se zhvillohen në kushte të ndryshme shoqëroro-politike. Ekspozita të cilën e ka inicuar dhe përkrahur Fondacioni ERSTE dëshmon për marëdhëniet e ndërsjella specifike ndërmjet artit dhe historisë si nga pikëpamja kronologjike, ashtu edhe nga pikëpamja e qëndrimit tematik:
Ekspozita Gjender Check ka lënë gjurmë të reja në hartën e historisë . Mund të thuhet pa tepruar se ky project ka pasur sukses të përmirësoj kuptimin e gjertanishëm të çështjës së marrëdhënieve gjinore në historinë e artit. Gjender Chek ka aritur për herë të parë të tuboj veprat artistike me temë gjinore, nga Evropa lindore dhe e mesme, çfarë i bënë këto vepra të krahasueshme me tema të njëjta në kontekstin ndërkombëtar , ka vlerësuar me rastin e mbylljes së ekspozitës dr. Rajner Fuks, kustosi kryesor dhe zavendës drejtori në MUMOK.
Kristina Bohler, drejtoreshë e programit Kultura në fondacionin Erste ka deklaruar se rreth 60.000 njerëz kanë pasur rastin të vizitojnë ekspozitën, dhe ka pasur vlerësim të mirë në media të rajonit të Evropës së mesme dhe lindore.
MUMOK dhe Fondacioni ERSTE shprehin falënderim për bashkëpunim të kënaqëshëm me kustosën Bojana Pejiq, me hulumtus nga shtetet pjesëmarëse, si dhe me artistë. Pas MUMOK-it, ekspozita shpërngulet në Varshavë ku do te vendoset në galerinë Zaketa. Hapja është caktuar për 19. Shkurt 2010.
Artistët nga Kosova, të cilit kanë eksponuar në MUMOK janë: Sokol Beqiri, Merita Koci, Dren Maliqi Nurhan Qehaja, Muslim Mulliqi, Erzen Shkolloli.