Përfundojnë xhirimet e filmit Anestezion
Prishtinë, 16 dhjetor - Sot përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër Anestezion me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe producente Nita Deda.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Gërmia Films dhe përcjellë përditshmërinë e Ajkunës, një motre medicinale në të katërdhjetat e shtyera, teksa frekuenton rrethana të ndryshme dhe lëvizë në një terren të papërshtatshëm dhe jomikpritës.
Në film luajnë 11 aktorë, ndër ta Blerta Ismaili, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Mejreme Berisha, Nexhmije Selca, Genta Retkoceri, Qëndresë Deda etj. Xhirimet kanë zgjatur 9 ditë, kryesisht me lokacione në Prishtinë.
Skenari është zhvilluar në laboratorin European Short Pitch në Luksemburg dhe Kroaci në 2013, dhe subvencionuar sivjet nga Qendra Kinematografike e Kosovës.