22 Dhjetor 2024

Përfaqësuesit e Gastronomëve kërkojnë heqjen e kufizimit të muzikës

Prishtinë, 28 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi.

Në takim ministrja theksoi që të gjitha sferat janë prekur nga pandemia e këtu nuk bën përjashtim as sektori i gastronomisë, si ndër sektorët më të prekur.

Përfaqësuesit e Shoqatës kërkuan heqjen e kufizimit të muzikës si dhe ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova.

Ministrja Dumoshi shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale. Pasurimi i trashëgimisë shpirtërore me pjatat dhe ushqimet vendore tradicionale do të jetë një çështje shumë me rëndësi.

"Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjëra në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, theksoi ministrja.

Në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale.

Ministrja shpalosi në takim idenë për digjitalizimin e pikave referuese të ushqimit ku do të identifikohen zonat e Kosovës për çka prodhojnë në fushën e ushqimit si dhe mundësinë e përkrahjes së shoqatës në ndërlidhje me objektivat programore të MKRS-së.

Organizimi i festivaleve të ushqimeve tradicionale që ka Kosova ishte një pikë tjetër e diskutimit të këtij takimi.

Promovimi i Kosovës dhe vënia e saj në hartën turistike evropiane është synim i MKRS-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)