Për rininë janë paraparë 1 milion e 500 mijë euro direkt për projekte
Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministri Englebert Zefaj dhe bashkëpunëtorë të MKRS-së mori pjesë në aktivitetin me të rinj “debat n’shilte” të organizuar në bashkëpunim mes MKRS-së dhe OJQ-së Together Intiaitve for Progress.
Ministrja Dumoshi u shpreh se qëllimi i saj si ministre ësht tu ipet rast të rinjve që të hyjnë në institucione dhe të shohin punën nga afër.
Ajo shtoi se për rininë kanë paraparë 1 milion e 500 mijë euro direkt për projekte që kanë qëllim punësimin e të rinjve.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Punësimet e të rinjve kanë ndodhur edhe më herët në numër më të vogël. Po ata të rijnë kanë vazhduar punën. Uroj që shumë shpejt të bëjë thirrje dhe ftoj të rinjtë e interesuar që të aplikojnë për punësim në vendet që do të hapen”, tha Dumoshi.
Ajo tha se kanë programin e edukimit joformal duke shtuar se me këto programe i përgatisin te punësuarit se si të shkruhet një projekt dhe CV.
“Me ligiin për Rininë jemi duke përforcuar edhe pjesën e vullnetarizmit. Projektligji që po punohet do të rrisë moshën rinore sipas ligjit dhe do të ketë edhe pjesën e diskutimit publik edhe nëpër komuna të ndryshme”.
Më anën tjetër, Edis Prapashtica, Përfaqësues i Zyrës rajonale për bashkëpunim Rinor(RYCO) tha se ka pas rast me bashkëpunuar me ministren, dhe tha se ajo dhe MKRS i ka mbështetur vazhdimisht.