Penelope Cruz: Skenat e seksit më shkaktuan traumë
Hollywood, 9 janar - Penelope Cruz ka rrëfyer në një intervistë për tabloidin britanik The Sun se xhirimi i skenave të para të seksit në moshën 18-vjeçare i ka shkaktuar traumë.
Aktorja spanjolle kujton skenat e filmit spanjoll Jamon, Jamon, në të cilat ndante planet me aktorin Javier Bardem, i cili është edhe bashkëshorti i saj.
Pas xhirimeve nuk mendoja më për asgjë që kishte lidhje me seksualitetin apo sensualitetin. I preva flokët shumë shkurt dhe për shumë vite me radhë nuk bëra asnjë skenë tjetër të nxehtë, madje nuk pranoja as të puthja në sheshxhirim, ka theksuar Cruz.
Këto kanë qenë të vetmet skena nudo të aktores në të gjithë karrierën e saj.
37-vjeçarja ka shtuar gjithashtu se mbështetja kryesore në jetë ka qenë nëna e saj.
Nëna ime më ka mësuar që në jetë ndodhin gjëra për të cilat është më mirë të mos flasësh. Ajo punonte si parukiere dhe femrat që vinin të rregulloheshin i tregonin të gjitha problemet që kishin me bashkëshortin, fëmijët e gjithçka tjetër, thotë Cruz.