PD: Rinia e Kosovës pasuri që nuk po vlerësohet
Prishtinë, 12 gusht - Partia e Drejtësisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka uruar të gjithë të rinjtë e Kosovës, duke vlerësuar se ky aset shumë i çmuar nuk po vlerësohet sa duhet nga institucionet e vendit.
PD-ja konsideron se rinia kosovare është e ardhmja e shoqërisë, sepse para së gjithash ata janë pjesë shumicë e kësaj shoqërie, që do të vendosin për shumë rrjedha, si për ato politike, ekonomike e socio-kulturore.
PD vlerëson se, rinia kosovare, në kohën e sotit po ballafaqohet me shumë sfida, ndër to me problemin e zgjedhjes së çështjes së punësimit, edhe pse shumica e tyre është e pajisur me diploma të ndryshme.
Andaj, PD konsideron se shoqëria kosovare dhe shteti i saj, duhet pa tjetër të gjejë kushte dhe të zbatojë politikat e vlerave dhe të inkurajojë rininë, që ajo mos të lihët në mëshirën e kohës, por ti hapën rrugët e saj përmes punësimit dhe kanaleve tjera të inkuadrimit në jetën shoqërore, dhe jo të krijohet hapësirë e pa kufishme e shkollimit të saj, pa ia siguruar vendet e punës, si një metodë që nuk e zgjidh problemin, por e komplikon në mënyrë socio-politike dhe ekonomike.