Paul McCartney anulon turneun e tij në Azi
Londër, 22 maj - Ish-anëtari i grupit Beatle Paul McCartney e ka anuluar shfaqjen e tij pasi që po ndjehet keq dhe mjekët i kanë rekomanduar që të anuloj krejtësisht turneun e tij në Japoni dhe Kore të Jugut.
Në deklaratën e tij në faqen e tij të internetit thuhet: ,,Mjekët e kanë urdhëruar Paulin që të pushoj plotësisht dhe ai po bën çdo gjë që të shërohet.
Atij i është dashur shumë herë që të ricaktoj shfaqjet e tij gjatë karrierës së tij muzikore dhe ai ndjehet shumë keq rreth kësaj.