10 Janar 2025

Parlamenti Kulturor Evropian hap seancen e vet vjetore

Prishtinë, 30 tetor - Sot hapet seanca vjetore i Parlamentit Kulturor Evropian (ECP), që sivjet mbahet në qytetin Girona të regjionit Katalan në Spanjë. Është ky edicioni i 14të i seancës vjetore të këtij institucioni kulturor panevropian dhe do të mbahet nga 30 tetor deri më 1 nentor.

Fjalën hyrëse do t’a mbajë Ministri i Kulturës i Katalonisë z.Ferran Mascarell, ndërsa ndër temat e shumta që do të diskutohen në panele do të jenë: mbështetja publike për kulturën, kriza multidimensionale evropiane, kreativiteti dhe identiteti kulturor regjional dhe ai global, artistet dhe organizatat e artit në debatin mbi nacionalizmin qytetar dhe identitetin, etj.

Kosovën në këtë seancë do ta përfaqësojë Fatos Berisha, anëtar i ECP dhe drejtor artistik i PriFest. Ai me këtë rast deklaroi:

"Besoj se është shumë me rëndësi që përfaqësues nga Kosova të jenë prezent në Parlamentin Kulturor Evropian, dhe pasi unë jam i vetmi nga Kosova në këtë sesion të ECP do të përpiqem të jap kontributin tim duke informuar anëtarët e ECP për zhvillimet kulturore në Kosovë, njëherit duke falenderuar përkrahjen e deritashme të Sekretarit të përgjithshëm të ECP Karl-Erik Norman që vetëm brenda këtij viti dy herë kishte shkruar letra ne përkrahje të institucioneve të pavarura te kulturës së Kosovës, gjegjësisht me rastin e anulimit të edicionit të PriFest dhe me rastin e tentimit të largimit të Stacion - Qendra per Art Bashkëkohor nga premisat ku vepron."

"Poashtu, do të jap informacione rreth aplikimit të Kosovës në UNESCO, rëndësinë dhe legjitimitetin e këtij aderimi. Pasi jam edhe shtetas i Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nuk kemi përfaqësues të Shqipërisë në ECP do të tentoj të jap informacione edhe për Shqipërinë dhe skenën kulturore shqiptare."

Sesioni i kaluar i Parlamentit Kulturor Evropian u mbajt në Prishtinë nën patronatin e Ministrit të atëhershëm të kulturës z.Memli Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)