Paris Hilton sërish mik me ish-të dashurin
New York, 23 qershor - Paris Hilton ka këmbëngulur se ajo gjithmonë do ta ketë mik ish-të dashurin Cy Waits, pas ndarjes së tyre kohë më parë.
30-vjeçarja e cila ishte ndarë nga pronari i klubeve të natës pas një lidhje një-vjeçare, ka pohuar se ajo gjithmonë do ta ketë mik ish-të dashurin dhe nuk sheh arsye për t`i ndërprerë marrëdhëniet miqësore.
Ne jemi miq. Ai është djalosh i mirë dhe ai gjithmonë më ka trajtuar në mënyrë fantastike dhe do të jemi gjithmonë miq të mirë, theksoi Hilton duke shtuar se Cy e ka penguar shumë kur ia lexonte sms-të.
Paris Hilton dhe i dashuri i saj ndryshe prej tashmë një viti e gjysëm, Cy Waits, janë ndarë miqësisht. Bukuroshja 30-vjeçare dhe pronari i klubeve në Las Vegas, thanë se po e rivlerësojnë lidhjen e tyre.
Ata janë të thyer. Është dëshpëruese, ajo kujdeset shumë për të dhe mendoj se ai është një djalë i shkëlqyeshëm por ata vërtet kanë marrë një rrugë pa fund.
Cy e kishte të vështirë të jetonte jetën e tij me të në qendër të vëmendjes dhe kjo shkaktoi ndarjen e tyre, pa dramë, është miqësore, por gjërat nuk funksionuan, ka thënë një burim i afërm me çiftin për US Weekly.