Paris Hilton ndahet nga i dashuri !
Holywood, 21 qershor - Paris Hilton është sërish e vetme. Gazeta Us Weekly transmeton se pasanikja e llastuar nuk është më në lidhje me Cy Waits. Si arsye kryesore të krizës të lidhjes së tyre përmendet fakti se Cy nuk mund të përballonte vëmendjen e medieve rreth Parisit, që solli edhe ndarjen.
Nuk pati ndonjë dramë dhe ndarja u arrit me marrëveshje. Gjërat thjesht nuk funksiononin, ka zbuluar një burim i paemëruar i afërt me Paris.
Paris dhe Cy ishin në lidhje që nga gushti i vitit të kaluar.