Paris Hilton kapet me kanabis edhe në Korsikë
Paris, 18 korrik - Telashe të reja për Paris Hilton. Pasi u ndalua në Afrikën e Jugut për shkak se po pinte marjuanë, amerikania e famshme është kapur me "presh në duar" edhe gjatë mbërritjes së saj në Korsikë.
Pasi zbarkoi nga Parisi me avionin e saj privat, policia ka gjetur në çantën e Hilton një qese me më pak se një gramë kanabis për të cilën u mbajt disa orë e bllokuar.
Ajo u lëshua pak më pas pa asnjë akuzë, duke parë sasinë e vogël të drogës në zotërim. Sipas shtypit francez, tani Hilton ka në program vajtjen në Porto Cervo të Sardenjës ku do të qëndrojë disa ditë në një jaht. Pastaj do të udhëtojë drejt Ibizas, ku do të xhirojë një videoklip.
Në ditët e para të korrikut, ajo ishte arrestuar nga autoritetet e Afrikës së Jugut pasi kishte pirë marjuanë në stadium gjatë ndeshjes së Botërorit, Holandë-Brazil.
Megjithatë, Paris kishte dashur të shfajësohej, duke mohuar gjithçka përmes Twitter: "Nuk u arrestova, ishte thjesht një keqkuptim".
Por ja që tani, kur është kapur për herë të dytë, duket se nuk ka si të fshihet më.