Paris Hilton e mbron familjen nga kërcënimet
Los Anxhelos, 3 dhjetor - Paris Hilton dhe babai i saj Rick kanë vendosur ta mbrojnë familjen nga kërcënimet vdekjeprurëse të një njeriu përmes rrjetit social.
Paris i tha televizionit ET se ata tashmë kanë paraqitur ankesë në polici pasi që kërcënimet kanë filluar të dalin nga kontrolli dhe po bëhen më të shpeshta.
Departamenti i Policisë në Los Anxhelos është duke hetuar rastin por deri më tani nuk është arrestuar askush.