Paris Hilton dëshiron të martohet
Los Angelos, 7 korrik - Paris Hilton është e shqetësuar që ende nuk ka arritur qëllimin e fëmijërisë, të martohet dhe të ketë fëmijë kur të mbushë 30 vjet.
Bukuroshja ka pasur një varg lidhjesh romantike, por asnjëra prej tyre duket se nuk ka qenë aq serioze sa të bindë atë për martesë.
Kur kam qenë e vogël, gjithmonë kam menduar se do të isha e martuar dhe do të kisha fëmijë. Nuk kam menduar se do të jem e pamartuar. Jam 30-vjeçe dhe e vetmuar, ka thënë Hilton për revistën Life & Style.