Parfumi i Beyonce më i shituri
SHBA, 20 mars - Beyonce Knowles ka fituar tre milionë dollarë nga shitja e parfumit të saj "Heat", vetëm një muaj pas lansimit në SHBA.
Këngëtarja lancoi aromën e saj në muajin shkurt, ndërsa pas një muaji "Heat" është parfumi më i shitur.
Beyonce është shprehur shumë e lumtur me parfumin e saj dhe është shumë e kënaqur që fansat i janë përgjigjur pozitivisht duke blerë në numër të madh parfumin e saj.