Parathirrje për regjisorët debutant
Prishtinë, 11 dhjetor - Qendra Kinematografike e Kosovës planifikon që vitin e ardhshëm të bëj një thirrje të veçantë për regjisorë debutant. Për këtë arsye inkurajojmë skenaristët, regjisorët dhe producentët që të përgatisin projektet e tyre për këtë thirrje të veçantë.
Buxheti i këtyre filmave nuk duhet të jetë më i lartë se 55 mijë euro dhe duhet të realizohen brenda një viti.
QKK do të mbështes këto projekte deri me 50 mijë euro dhe planifikon të mbështes deri në 5 filma të regjisorëve debutant.
Drejtori i QKK-së Arben Zharku u prononcua: Kjo është një mundësi shumë e mirë për ata që dëshirojnë të realizojnë një film në Kosovë me mikrobuxhet. Kjo është një risi në Kosovë por jo edhe në vendet tjera të cilat kanë pasur mjaft sukses. Kjo na mundëson të zbulojmë shumë krijues të rinj që nuk kanë patur mundësi të realizojnë film të metrazhit të gjatë më parë.
Pra, i nxisim të gjitha produksionet që të shkruajnë skenar që kanë këtë mikrobuxhet.
Thirrja pritet të bëhet gjatë muajit shkurt - mars të vitit të ardhshëm dhe nuk do të cënoj pjesëmarrjen e asnjë produksioni që ka projekte të pambyllura në QKK.