26 Dhjetor 2024

Parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm pasqyrohet përmes artit

Prishtinë, 2 nëntor - Piktura, fotografi, skulptura dhe instalacione që reflektojnë ndikimet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe mënyrat për luftimin e tyre janë pjesë e ekspozitës së bashkëorganizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila hapet sonte në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Kjo ekspozitë, në të cilën paraqiten vepra arti të punuara nga studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës, është rezultat i një gare të sponsorizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe për herë të parë është shfaqur në Tiranë në qershor 2017.

Ajo është sjellë në Prishtinë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Ekspozita ka për qëllim vetëdijësmin e të rinjve dhe audiencës së përgjithshme lidhur me nevojën për ta luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin tek të rinjtë, një ndër prioritetet kyçe të Kryesimit Austriak të OSBE-së në vitin 2017. 

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga 2 deri më 9 nëntor 2017, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë. 

Ekspozitën do ta hapin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt, si dhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura nga Universiteti i Tiranës, Ardiani Isufi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)