Pamela: Teatri më pëlqen më shumë se televizioni
SHBA, 21 gusht - Aktorja seksimbol Pamela Anderson njoftoi ditën e ejnte se do t'i rikthehet sërish shumë shpejt teatrit me një projekt tejet interesant. Aktorja e njohur do të luajë rolin e gjeniut i cili gjendet në llambën e Aladinit.
Këtë rol kaq të preferuar nga publiku i vogël, Anderson do ta luajë për publikun e teatrit në Liverpul. Aktorja është shprehur se ka mbetur shumë e kënaqur nga përvoja e saj në teatër vitin e kaluar kur ajo luajti në Londër një rol teatral.
"Sinqerisht unë nuk mendoja se isha e aftë që të luaja në teatër. Por jamë shumë e kënaqur për angazhimin tim në këtë rol të ri dhe mund të them që jam argëtuar jashtëzakonisht shumë në këtë përvojë."- u shpreh aktorja Anderson.
Aktorja e cila u bë e famshme për rolin e saj në serialin e famshëm "Baywatch" u shpreh se në të ardhmen ajo e sheh vetën më shumë në teatër se sa në televizion.
"Unë po argëtohem shumë me angazhimin tim në teatër dhe aktualisht nuk kam ndërmend që të angazhohem në ndonjë projekt në televizion, pasi nuk më tërheq shumë. Jam e sigurt se do të argëtohem më shumë në teatër.