Pamela rikthehet në kopertinën e Playboy
SHBA, 18 dhjetor - Edhe pse Pamela Anderson kishte deklaruar për Vancouver Sun se nuk do të pozonte më kurrë nudo ose me bikini, nuk ka mbajtur premtimin.
Për herë të 13-të, Pamela Anderson shfaqet në kopertinën e revistës Playboy.
Reportazhi për të titullohet La Dolce Pam dhe në tetë faqe të revistës Anderson ka pozuar nudo.
Modelja kohët e fundit këmbëngulte se nuk do të pozonte më nudo sepse kjo gjë nuk ishte e mirë për fëmijët e saj.
Kur pozon e zhveshur nuk mendon se do të kesh fëmijë dhe një ditë do të shohin ato foto, kishte deklaruar Anderson.