Pamela kundër ndërhyrjes në fytyrë
SHBA, 14 korrik - Të gjithë i mbajnë mend linjat e Pamela Anderson në serialin e famshëm Baywatch dhe gjithkush mund të mendojë se biondja hollivudiane ka ndërhyrë në trupin e saj, por nuk është aspak kështu.
Ajo nuk e pranon ndërhyrjen e bisturisë apo kirurgjisë plastike në trupin e saj. Anderson shprehet se dëshiron të plaket me fytyrën e saj origjinale.
Nuk kam bërë Botox dhe nuk besoj se plakja e fytyrës po më tremb. Mendoj se gjithcka ka kohën e saj, sidomos në moshën 43 vjecare. Nuk kam qënë asnjëherë një njeri simpatik dhe nuk e di pse duhet të jem tani, shprehet me modesti Pamela.
Ajo shton se preferon një look natyral dhe asnjëherë nuk e ka tepruar me produktet për fytyrën.