Pamela Anderson në ndihmë të Haitit
New York, 25 janar - Pamela Anderson ka vendosur të kontribuojë në organizatën jo-qeveritare të krijuar nga aktori Sean Penn për të ndihmuar në rindërtimin e Haitit pas tërmetit duke shitur makinën e saj Range Rover të vitit 2007.
Nuk kam nevojë për dy makina dhe doja të ndihmoja ata persona që kanë më shumë nevojë për paratë e mia, tregon aktorja dhe modelja e famshme, e cila e ka nxjerrë makinën në një ankand online.
Deri tani ka vetëm një ofertë prej 30 mijë dollarësh, por protagonistja e serialit Baywatch shpreson që shifra të arrijë 50 mijë dollarë.
Makina është në gjendje shumë të mirë dhe ka vetëm disa gërvishtje të vogla në sedilje që janë falë ish-bashkëshortit të saj Tomy Lee.
Ka disa gërvishtje të vogla tek sedilja që janë bërë pasi unë ja dhashë ish-bashkëshortit një muaj borxh makinën, ka shkruar Anderson në faqen e saj të internetit.