Paltrow pi një cigare në javë
New York, 11 prill - Njihet për stilin e jetesës së shëndetshëm dhe për një regjim stërvitor të rreptë, por edhe Gwyneth Paltrow ka veset e saj.
Aktorja 40-vjeçare ka pranuar se i lejon vetes një cigare në javë. Në një intervistë për revistën Harpers Bazaar, Paltrow tha: Pi një cigare të shtunën në mbrëmje. Ky është mëkati im i vetëm.
Paltrow ka provuar edhe Botoksin, por ka siguruar se nuk do të bëjë më injeksione të tilla për të ruajtur rininë.
Nuk do e provoj më botoksin sepse dukesha si e çmendur. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale kur të plakem, shtoi aktorja hollivudiane.