Palma e Artë për La vie d Adele
Canne, 27 maj - Me dorëzimin e Palmës së Artë dhe me çmime të tjera përfundoi në Kanë Festivali i 66-të i Filmit. Si filmi më i mirë u zgjodh një film me temë dashurie, si vitin e kaluar.
Palmën e Artë, çmimin kryesor i Festivalit të Filmit të Kanë e merr këtë vit filmi francez La vie d\'Adele, i Abdellatif Kechiche. Këtë e bëri të ditur juria në përfundim të Festivalit të 66-të të Filmit në qytetin e Francës së Jugut. Filmi përshkruan dashurinë midis dy grave lesbike.
Si aktorja më e mirë u zgjodh aktorja franceze, Bérénice Bejo. 36 vjeçaren e vlerësuan për rolin e saj si nënë e familjes në dramën Le Passé, të regjizorit iranian, Asghar Farhadi.
Me çmimin e madh të jurisë u nderua \"Inside Llewyn Davis\", i vëllezërve Ethan Coen dhe Joel Coen. Çmimin i jurisë e mori \"Like Father, Like Son\", një film i regjisorit Kore-Eda Hirokazu (Japoni).
Çmimin për skenarin më të mirë e mori Jia Zhangke për \"A Touch Of Sin\", atë për regjinë më të mirë, Amat Escalante (Meksikë) për filmin \"Heli\". Palma e Artë për filmin më të mirë të shkurtër u dha për filmin Safe nga Koreja e Jugut.