Paditet Madonna për veshjet me emrin "Material Girl"
SHBA, 21 gusht - Nuk ka nisur mirë karriera si stiliste e Maria Lourdes Ciçone, vajza e Madonnës . Linja e veshjeve e stiluar prej saj, "Material Girl", në shitje në dyqanet "Macy's", pritet të sjellë mjaft probleme.
Një tjetër firmë veshjesh, pikërisht LA Triumph, ka padituar këngëtaren Madonna e cila nuk duhet të kishte përdorur emrin, në fakt në të njëjtën mënyrë ishte regjistruar një tjetër linjë veshjes e prodhuar nga firma LA Triumph.
Paradoksi qendron në faktin se Madonna nuk mund të përdorë titullin e një prej këngëve të saj më të famshme, duke qenë se më parë e ka përdorur një tjetër firmë.
"Klienti ynë dhe pararendësit e tij kanë vazhduar të shesin produkte të ngjashme në të njëjtin dyqan me çmime konkurruese të paktën që nga viti 1997 - ka njoftuar një përfaqësues ligjor kompanisë. Sipas përfaqësuesit, Madonna nuk ka të drejtë të shesë në të njëjtat hapësira duke përdorur këtë markë.