21 Dhjetor 2024

Paaftësia e Komunës së Prishtinës largoi festivalin “Sunny Hill”

Prishtinë, 16 qershor - Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LV)në Kuvendin Komunal të Prishtinës mbajti konferencë për media.

Para gazetarëve u paraqitën Nora Kelmendi dhe shefi i grupit Gëzim Sveçla.

Fillimisht, znj.Kelmendi, foli mbi aspektet procedurale, shkeljet e supozuara dhe mungesën e dokumentacionit të nevojshëm, ditën kur është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal, me 10.05.2022.

“Ne si grup i asamblistëve vetëm kemi kërkuar qe dokumentacioni për dhënie në shfrytëzim të jetë konform legjislacionit në fuqi dhe të kemi transparencë në tërë procesin dhe vendimet e marra sepse duhet të jemi korrekt me gjithë publikun e gjerë, sidomos qytetarët e Prishtinës të cilët na kanë përzgjedhur si përfaqësues të tyre në Kuvend” - tha Nora Kelmendi, e cila gjithashtu potencoi se vetëm pas kërkesave të grupit tonë të asamblistëve një pjesë e dokumenteve të nevojshme janë sjellur në Kuvend kurse një pjesë tjetër nuk e kanë poseduar fare.

“Të gjitha vërejtjet që i kemi bërë në seancë kanë pasur të vetmin qëllim që dosja për Festivalin Sunny Hill të jetë e kompletuar sipas obligimeve që rrjedhin nga ligji” - përfundoj znj. Kelmendi.

Në anën tjetër shefi i Grupit, Gëzim Sveçla, foli në lidhje me kontratën e negociuar nga Kryetari Përparim Rama me përfaqësuesit e kompanisë private “Sunny Hill” Sh.p.k. dhe fokusin e reagimeve të asamblistëve tanë e që ishte në tri drejtime:

Procedura, kohëzgjatja prej 99 viteve e dhënies në shfrytëzim dhe qasja e ndaluar për festivale tjera të vendit.

“E kemi ditur edhe me herët se gjendja me menaxhim në komunën e Prishtinës nuk është e mirë, por nga paraqitja e sotme mediatike e Kryetarit u vërtetua se gjendja është katastrofale. U pa qartë se fajtorët për mosmbajtjen e Festivalit Sunny Hill ndodhen në ndërtesën e Komunës. Moskompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së miri këtë dështim.” - tha Sveçla

“Përkundër që i kemi ofruar përkrahje të vazhdueshme dhe bashkëpunim për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, Kryetari Rama ka vazhduar me arrogancë dhe kokëfortësi duke proceduar me votim për parcelën Sunny Hill, ashtu siç na ishte prezantuar në seancë.”

Po ashtu, u fol edhe për zhvendosjen e Festivalit në Tiranë dhe që për nga mënyra se si ndodhi kjo, kishte mundur shumë lehtë që ngjashëm të bëhej edhe në ndonjë hapësirë në Prishtinë dhe atë me vetëm një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

“Përfundimisht, zoti Rama dhe Komuna e Prishtinës duhet të ndjehen fajtor që i mohuan qytetarëve të Prishtinës ardhjen e Dua Lipes dhe yjeve të tjera botërore” - tha në fund Gëzim Sveçla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)