23 Dhjetor 2024

OSBE prezanton raport dhe film dokumentar mbi kthimin

Prishtinë, 3 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë sot raportin me titull “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Raporti ofron një përmbledhje të kornizës ligjore që aplikohet në procesin e kthimit dhe zbatimit të tij në Kosovë, duke përfshirë: informata mbi të drejtat pronësore për personat e zhvendosur dhe të kthyerit; një vlerësim të situatës së sigurisë për të kthyerit, si dhe një përmbledhje të procesit të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova.

Dokumentari përmban tregime personale mbi kthimin dhe zhvendosjen, si dhe paraqet një vështrim mbi jetën e disa të kthyerve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, do t’i prezantojë gjetjet e raportit, vijuar nga shfaqja e filmit dokumentar dhe diskutimi në panel. Paneli do të përbëhet nga Nenad Stojçetoviq, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, Policia e Kosovës, dhe Milaim Çekaj, Shef i Njësisë së Dëbimeve në Agjencinë e Kosovës për Pronë, Krahasim dhe Verifikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)