OSBE me raport mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare
Prishtinë, 9 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë një raport për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë gjatë një konference që do të mbahet sot në Prishtinë.
Raporti vlerëson përputhshmërinë e kornizës ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe nivelin e zbatimit të kësaj kornize.
Raporti po ashtu përfshin rekomandime për institucionet e Kosovës se si ti adresojnë mangësitë e identifikuara.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe Zëvendës Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjergj Dedaj, do të flasin në konferencë.