Organizohet mbrëmje tradicionale për Faruk Begollin
Të pranishëm do të jenë familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e tij.
Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore.
Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime, por me tingujt e muzikës së lehtë qytetare, të interpretuar live.
Në mbrëmje do të shfaqen po ashtu video-sekuenca të rralla nga jeta e tij.