Organizatori ia përmbush Jay Z kërkesat e pakufishme
Londër, 15 korrik - Reperi amerikan, Jay-Z, ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për organizatorët e festivalit Yahoo! Wireless që po mbahet në Londër.
Jay-Z ka kërkuar që të jetë një kuti plot me orë të ndryshme luksoze të brendit Rolex.
Ai ka pasur në dispozicion gjithçka që ka dashur nga organizatorët britanikë, vetëm për të performuar.
Një aeroplan privat ishte në dispozicion të tij për çdo moment, ashtu sikurse pesë suita super luksoze për ekipin e tij në hotelet e Ritz and Savoy në Londër.
Kërkesat e Jay-Z kanë qenë thjesht të një lloji të pakufishëm. Por, ka ekzistuar mirëkuptim nga organizatorët, të cilët kanë siguruar gjithçka që ai ka kërkuar. Orët Rolex, aeroplani privat dhe suitat ishin ato që edhe janë pritur nga dikush prej nivelit të tij, ka theksuar një burim.