23 Dhjetor 2024

Organizata franzeze MAN organizon trajnime me të rinjtë e Gjilanit

Gjilan, 27 tetor - Një delegacion francez nga organizata MAN, të udhëhequr nga Jean-Yves Carlen, po mban trajnime disa ditore me të rinjtë e Gjilanit.

Ngjarjen e ka përshëndetur kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se partneriteti me këtë organizatë me Komunën e Gjilanit daton para më shumë se dy dekadave.

“Është një partneritet i vjetër i Komunës sonë me shoqatën MAN, me qytetin e Luterbach dhe departamentin e Strasburg’ut, në kuadër të programeve të edukimit, shëndetësisë dhe programeve të të rinjve."

"Pas vizitës së delegacionit të të rinjve në Strasburg, të cilit i priu Diellza, tash është një vizitë kthyese, të cilët janë duke punuar në çështje dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme të të rinjve, me një përfaqësim të mekanizmave rinor”, tha Haziri.

Në mbështetje të të rinjve të Gjilanit në udhëheqjen e tranimeve është ish –kryetarja e KVRL’së në këtë komunë, Diellza Selishta, e cila muaj më parë pati vizitë të rëndësishme në Strasburg.  

“Në prill të këtij viti ishim së bashku me një grup të të rinjve në Strasburg, ku u takuam me grupe të të rinjve, organizata rinore, derisa patëm takime edhe në Parlamentin Europian e Këshillin e Europës. Gjithsesi, jemi duke punuar që ta bëjmë një projekt me Këshillin e Europës. Jemi munduar që të kemi një gjithëpërfshirje të përfaqësimit të të rinjve dhe shpresojmë që këto trajnime të shkojnë mbarë”, theksoi Selishta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)