Oksana: Gibson më rrihte për tu eksituar
SHBA, 8 janar - Oksana Grigorieva deklaroi gjatë gjyqit të divorcit se aktori Mel Gibson e rrihte për tu eksituar, ndërsa lajmi bëri xhiron e botës duke u raportuar menjëherë prej mediave rozë.
Modelja ruse bëri me dije se Gibson ka probleme me aftësitë e tij seksuale dhe se e vemja mënyrë për të zgjidhur problemin ishte dhuna, pasi kjo e eksitonte shumë Gibson-in.
Grigorieva gjithashtu pretendoi se Mel e ka rrahur një herë, ndërsa mbante në dorë vajzën e tyre të vogël, Lucia.