Oda e parë e çikave sjellë së bashku gra e vajza nga e gjithë Kosova
Prishtinë, 10 korrik - Samiti F'Oda, konferenca novatore për fuqizimin e grave dhe vajzave në vend, po sjellë së bashku liderë, sipërmarrëse e personalitete të profileve të ndyrshme, me datë 15 Korrik në Kampusin e UBT-së.
Ky Samit është ideuar nga një grup të rejash profesioniste shqiptare në diasporë të frymëzuara të realizojnë misionin e tyre - për vajzat, nga vajzat. Vajza që i sjellin ekspertizën e tyre nga prapavi si studimet ndërkombëtare, politikën, ekonominë, gazetarinë, shëndetin publik global, fotografinë, artit skenik, teologjinë dhe avokimin.
Gjithçka nisi me konceptin e odë-s tradicionale shqiptare e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë një hapësirë fizike ku gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë të përjashtuara. Hapsirë kjo ku vetëm burrave dhe djemve të shoqërisë iu dha privilegji për të hyrë dhe dera u mbyll për gjininë femërore.
Themelueset e Samitit F’Oda po synojnë të krijojnë një hapësirë të tillë për gra dhe vajza duke organizuar odën e parë për femra ku ato jo vetëm që do të amplifikohen, por do të dëgjohen dhe vlerësohen.
Një hapësirë ku vajzat e reja të Kosovës do të mësojnë rëndësinë e motërzimit shqiptar nga vendasja tek ajo e diasporës, fuqia e një hapësire të përbashkët për të transferuar njohuritë midis dy grupeve dhe, në fund të fundit, të fuqizojnë njëra-tjetrën.
F’Oda iu dedikohet vajzave të shkollave të mesme duke iu siguruar një hapsirë për të mësuar rreth kompleksitetit të pabarazisë gjinore në Kosovë.
Samiti do të mbulojë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë vajzën fuqizimi, edukimi seksual, punëtoritë e karrierës dhe shumë më tepër.
Në përpjekje për të siguruar në të vërtetë atmosferë edukative, duke mbledhur një mori femrash shqiptare që janë specialiste në fushat e tyre përkatëse të cilat në këtë konferencë do të jenë në rolin e folësve qëllimi i të cilave do të jetë ndezja e një shkëndije motivimi brenda të rejave pjesëmarrëse dhe duke i ndihmuar ato të kuptojnë potencialin e tyre.