Nora Istrefi, aksident me makinë në Tiranë
Tiranë, 12 shkurt - Nuk ka qenë aspak e këndshme vizita e fundit e Nora Istrefit në Tiranë. Teksa po bënte një xhiro me makinë në zonën e ish-Bllokut, ajo është përplasur me një vajzë tjetër nga kryeqyteti.
Aksidenti u bë shkak për një debat mes tyre, madje këngëtarja nuk ka kërkuar aspak falje, por i ka thënë asaj se ishte artiste, ishte pikërisht Nora Istrefi.
Por, vajzës së aksidentuar nuk i ka bërë aspak përshtypje ky fakt, por i ka kërkuar këngëtares që ti paguante dëmin, ndryshe do të lajmëronte policinë.
Më në fund Nora është dorëzuar, pasi e dinte se ishte fajtore në incident. Kjo nuk është hera e parë për Norën, pasi në Prishtinë, policia e ka gjobitur disa herë për shpejtësi të lartë dhe parkim të gabuar.