Një varrezë unikale zbuluan arkeologët në Greqinë Veriore
Athinë,16 gusht - Arkeologë zbuluan në qytetin e lashtë Amfipoli në Greqinë Veriore një varrezë nga koha e Aleksandrit të Madh, për të cilën mendohet se është më e madhja, e zbuluar dikur në vend.
Varreza është pothuajse e rrumbullakët dhe e gjatë 497 metra në perimetër. Zbulimi daton nga periudha pas vdekjes së Aleksandrit të Madh (gjatë vitit 323 përpara erës së re), por nuk mund të thuhet se i kujt është, pohojnë tani për tani arkeologët grekë.