Një milion dollarë janë pak për fotot e dasmës së Kim
Nju Jork, 25 maj - Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur ti refuzojnë ofertat e revistave për ti blerë fotografitë nga martesa e tyre.
Këtë javë, çifti i famshëm do të shkojë drejt altarit, ndërsa oferta më e lartë që kanë refuzuar ishte një milion dollarë.
33-vjeçarja ia shiti revistës People për 1.5 milion dollarë fotografitë nga martesa e saj e dytë me Kris Humphries dhe 300.000 dollarë të tjera i fitoi vetëm nga njoftimi për fejesën.
Megjithatë, kësaj radhe ka vendosur që dasmën ta bëjë paksa më private ose është duke pritur oferta më të larta.
Martesa e Kim me Humphries zgjati vetëm 72 ditë, të presim se sa do të zgjasë kurorëzimi me Kanye, me të cilin ka një vajzë dhjetëmuajshe.