22 Dhjetor 2024

Një copëz Tirane vjen në sheshin e Prishtinës

Prishtinë, 19 shtator - Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës” fillon rrugëtimin ndër trojet shqiptare ku sot do të zbarkoj në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës bashkë me Muzeun e mirëpresis edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo.

Muzeu Lëvizës – “Tirana vjen te ti” sjellë historikun e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë përmes fotografive dhe dëshmive tjera arkivore, të cilat pasqyrojnë momente shumë dimensionale të kryeqytetit shqiptar.

Sjellja e muzeut lëvizës të Tiranës po u mundëson shqiptarëve që të njohin Tiranë, pavarësisht kufizimeve që ka shkaktuar COVID-19.

Muzeu lëvizës i Tiranës që hapet në kudër të projektit “Eja në shtëpinë tënde, Tirana vjen tek ju”,  kontribuon në promovimin turistik dhe kulturor të qyteteve shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)