Nisin xhirimet e filmit të shkurtër Këpucët
Prishtinë, 23 shkurt - Të shtunën me 21 shkurt kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër Këpucët me skenar nga Naser Shatrolli dhe regji nga Eno Milkani. Xhirimet e filmit do të zgjasin rreth një javë.
Tema e filmit ndërlidhet me odisejadën apo mbijetesën e popullit kosovar përgjatë viteve 1999.
Një grumbull këpucësh dhe tri plaka do të jenë në fokusin e rrjedhës fabulare brenda një rrethane lufte.
Plakat do të përdoren nga një grup i vogël hajdutësh serb për lojë dhe sarkazmë teatrore në një zonë të boshatisur e rrethuar nga mure, gërmadha dhe ciment të ftohtë.
Në këtë film luajnë: Esat Gjocaj, Igballe Qena, Besfort Daka, Flutura Zymi.
Filmi Këpucët është prodhim i shtëpisë filmike Jam Production me producent Alban Makolli dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.