27 Dhjetor 2024

Nisë programi katër ditor ‘Krejt Ka Pak II - n’dorën tone’

Prishtinë, 12 tetor - Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin katër ditor ‘Krejt Ka Pak II - n’dorën tone’ me aktivitete të ndryshme të organizuara nga kolektivi jonë në bashkëpunim me miqt’ tanë.

Termokiss është qendra e parë shoqërore në Prishtinë e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit “Termokos” dhe shkollës fillore “Dardania”.

Objekti zhvillohen aktivitetet është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të vitit që lamë pas, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra u bashkuan për të  rivitalizuar këtë strukturë nën ombrellën e projektit të quajtur “Toestand Mâche Prishtina”.

Në një afat kohor relativisht të shkurtër, komuniteti jonë me punë dhe dedikim arriti që jo vetëm të legjitimizojë ekzistencën e tij por gjithashtu edhe të mbledhë mjaftueshëm energji dhe donacione që mundësuan përmbushjen e nevojave emergjente.

Hapësira Termokiss me punë dhe vullnet të mirë të shumë shpirtërave dhe akterëve të ndryshëm (pa të cilët nuk do t’ia dilnim mbanë) është gati të nisë një fazë të re drejt arritjes së potencialit të plotë dhe të vërtetë të synimeve tona.

Edicioni i parë i “Krejt Ka Pak” i cili ndodhi vitin e kaluar, na tregoi sa të gatshëm jemi për të dhuruar për një qëllim të përbashkët. Për atë edicion qëllimi jonë ishte informimi i qytetarëve me ekzistencën e qendrës dhe mbledhja e donacioneve të para për të nisur udhëtimin tonë drejt themelimit, ndërsa këtë edicion po i hapim dyert e Termokissit të ri me “Krejt Ka Pak II - n’dorën tone”.  Të bashkangjitur gjeni përshkrimin e ngjarjes dhe programin 4 ditor të aktiviteteve që do të mbahen në Termokiss.

Përshkrimi:

“Plot po kqyrim qysh me ikë, a vetë p’i marojmë muret. Tullë mbi tullë, veç mos me u kqyrë n’sy. Une po jom, ti po je, po ku po jemi na? Kush jemi na?

Po mledhëm krejt ka pak me i rrxu muret, e me ndërtu ni vizion t’përbashkët t’shoqnisë ku bon pjesë edhe ti. Merre ni çekiç, e hajde. Osht n’dorën tone.

Me la ni enë, me qafë dikon, me ndrru ni ligj, me na mledhë bashkë me kqyrë ni film osht n’dorën tone. Me kthy dhimtën n’kangë që t’shtyn përpara osht n’dorën tone. Me pranu gabimin, mandej me msu msimin osht n’dorën tone. Me mrri me kohë osht n’komën tone. Ça ki n’kry osht n’dorën tone. Me nisë ni klub n’Termokiss, me shty përpara qa kena nisë osht n’dorën tone.

E dashtun, i dashtun,

Faleminderit që me punë, prezencë, k'shilla, promovim, pare e shpresë e ki rritë këtë vend bashkë me krejt që sillën n'to.

Vitin e kalum’ jemi njoftu n'koncertin Krejt Ka Pak. Këtë vit po takohëm prapë n'hapsinën e renovume të Termokissit.

Gjatë datave 12-15 tetor kemi me pa ni vezullimë të potencialit që mundemi me arritë kur punojmë krejt bashkë, krejt ka pak: koncerte, ekspozita, ligjerata, punëtori, diskutime, rezidenca, shfaqje të filmave e dokumentarëve… ndër të tjera.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)